Haradinaj thirrje PDK-së dhe LDK-së: Të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit

Nacionale

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që të bashkojnë qëndrimet dhe të veprojnë si opozitë e bashkuar ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Në seancën e sotme të Kuvendit, Haradinaj tha se mungesa e një opozite të mirëfilltë e dëmton demokracinë, ndërsa bashkimin e partive opozitare e cilësoi […]

Madhësia e shkronjave

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje PDK-së dhe LDK-së që të bashkojnë qëndrimet dhe të veprojnë si opozitë e bashkuar ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Haradinaj tha se mungesa e një opozite të mirëfilltë e dëmton demokracinë, ndërsa bashkimin e partive opozitare e cilësoi si përgjegjësi kombëtare.

Ai adresoi kritika ndaj kryeministrit Kurti, duke e akuzuar për keqqeverisje, kapje të shtetit dhe përçarje.

“Lirinë tonë e bëjmë duke bërë opozitë të vërtetë. Demokracia vdes atë ditë kur s’ka opozitë të vërtetë. Duhet të bashkohemi kundër keqqeverisjes së Kurtit, kapjes së shtetit, korrupsionit të këtij njeriu, kundër krejt përçarjes që ia bën këtij vendi. Është detyrë jonë kombëtare, ju lutem. Ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ju ftoj të bashkohemi për të bërë opozitë të vërtetë ndaj keqqeverisjes së Kurtit”, tha ai.

Haradinaj foli edhe për mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se çdo veprim institucional në përkrahje të tyre është i mirëseardhur. Megjithatë, ai shprehu pakënaqësi për atë që e konsideroi si vonesë dhe për dilemat që, sipas tij, janë krijuar rreth çështjes së UÇK-së.

Ish-kreu i AAK-së theksoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n përbëjnë themelet e lirisë dhe të shtetësisë së Kosovës.

“Mbështesim çdo veprim në mbështetje të UÇK-së, të krerëve të UÇK-së. Sado vonë, më mirë vonë sesa kurrë. Më mirë pak sesa hiç. Ama, marre që kemi ardhur në këtë ditë ku kemi ardhur sot dhe kemi kaq dilema të brendshme, sa s’ka themel të ekzistencës sonë. Më vjen marre që unë jam UÇK dhe duhet t’ju them këto fjalë. Në themel të ekzistencës sonë, sovranitetit, kufijve, lirisë sonë e kemi UÇK-në dhe aleancën me Amerikën dhe NATO-n”, tha ai./kp/

Komentet