Pingpong dhe shpërblime prej 1,100€ – Ferizaj ju pret në Memorialin “Gani Maloku”

Sport

Më 17 dhe 18 tetor 2026, Ferizaj mirëpret edicionin e 7-të të Turneut Memorial “Gani Maloku”, duke bashkuar lojtarë të pingpongut nga Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit. Në kategorinë Senior, për meshkuj dhe femra, fondi i përgjithshëm i shpërblimeve arrin në 1,100€, një motiv më shumë për të hyrë në garë dhe për […]

Madhësia e shkronjave

Më 17 dhe 18 tetor 2026, Ferizaj mirëpret edicionin e 7-të të Turneut Memorial “Gani Maloku”, duke bashkuar lojtarë të pingpongut nga Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit.

Në kategorinë Senior, për meshkuj dhe femra, fondi i përgjithshëm i shpërblimeve arrin në 1,100€, një motiv më shumë për të hyrë në garë dhe për të dhënë maksimumin.

Garat zhvillohen në Shkollën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00, në nderim të kontributit të Gani Malokut në sportin e pingpongut.

Regjistrohu këtu dhe bëhu pjesë e turneut!

Komentet