Publikohen detajet e dosjes disiplinore të burgut të Diddyt – i dënuar për sherre dhe përdorim telefonash

Magazina

Sean Diddy Combs raportohet se është ndëshkuar disa herë në burg për përleshje dhe përdorim të paautorizuar të telefonit, duke humbur disa nga privilegjet e tij, raportoi TMZ. Jose Rojas, sekretar i sindikatës që përfaqëson punonjësit e Byrosë Federale të Burgjeve në ShBA, ka deklaruar se ka siguruar dosjen e plotë disiplinore të reperit. Sipas […]

Madhësia e shkronjave

Sean Diddy Combs raportohet se është ndëshkuar disa herë në burg për përleshje dhe përdorim të paautorizuar të telefonit, duke humbur disa nga privilegjet e tij, raportoi TMZ.

Jose Rojas, sekretar i sindikatës që përfaqëson punonjësit e Byrosë Federale të Burgjeve në ShBA, ka deklaruar se ka siguruar dosjen e plotë disiplinore të reperit.

Sipas dosjes, Diddy është raportuar për përleshje më 31 korrik dhe 30 shtator, ndërsa një shkelje tjetër më e rëndë është regjistruar më 1 tetor.

Ai është ndëshkuar gjithashtu për dy shkelje më të lehta që lidhen me përdorimin e telefonit, më 7 korrik dhe 19 shtator 2025.

Si pasojë, reperi ka humbur 41 ditë nga ulja e mundshme e dënimit për sjellje të mirë, një përfitim që mundëson lirimin më të hershëm të të burgosurve.

Gjithashtu, atij i është ndaluar për 400 ditë hyrja në dyqanin e burgut, ku të burgosurit mund të blejnë ushqime dhe produkte të tjera.

Problemet disiplinore mund të çojnë edhe në klasifikimin e tij si i burgosur që prish rendin, gjë që do të mundësonte transferimin në një institucion tjetër.

Megjithatë, sipas Rojas, një vendim i tillë nuk është marrë ende.

Më herët, TMZ raportoi se data e lirimit të Diddyt është shtyrë nga 21 janari në 2 mars 2028.

Ndërkohë, në fund të shtatorit, NBC News raportoi se reperi dyshohej se kishte gëzuar trajtim të privilegjuar në burg, përfshirë përdorimin e një telefoni celular të paautorizuar, alkool, masazhe dhe ushqim më të mirë.

Pas këtyre raportimeve, ai u kthye në izolim, hetimet vazhdojnë.

Diddy po vuan një dënim prej 50 muajsh në burgun federal FCI Fort Dix, në New Jersey.

Në vitin 2025, u dënua për dy akuza që lidhen me prostitucionin, u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda për trafikim njerëzor dhe krim të organizuar. /Telegrafi/