Arta Bajrami me kërkesë për institucionet: Nuk kërkojmë mëshirë, por përkrahje për fëmijët me autizëm

Magazina

Këngëtarja Arta Bajrami ka ngritur sërish çështjen e të drejtave dhe mbështetjes për fëmijët me autizëm, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin hapa konkretë për t’ua lehtësuar jetën këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre. E ftuar në emisionin “Kosova Today”, ajo foli për përzgjedhjen e presidentes së re, të cilën e uroi, por theksoi […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja Arta Bajrami ka ngritur sërish çështjen e të drejtave dhe mbështetjes për fëmijët me autizëm, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin hapa konkretë për t’ua lehtësuar jetën këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre.

E ftuar në emisionin “Kosova Today”, ajo foli për përzgjedhjen e presidentes së re, të cilën e uroi, por theksoi se menjëherë pas këtij zhvillimi kishte reaguar në rrjete sociale për të rikthyer në vëmendje nevojat e fëmijëve me autizëm.

Bajrami, e cila është nënë e dy fëmijëve në spektrin e autizmit, tha se kishte kërkuar që projektligji për fëmijët me nevoja të veçanta të trajtohej si një nga çështjet e para në Kuvend, duke vënë në pah nevojën për mbështetje më specifike për kategorinë e autizmit.

“Unë jam zëri i shumë nënave që nuk dëgjohen”, u shpreh këngëtarja.

Ajo theksoi se familjet që përballen me këto sfida nuk kanë nevojë për mëshirë, por për ndihmë konkrete dhe mbështetje institucionale.

Arta Bajrami me kërkesë për institucionet e Kosovës: Projekti për fëmijët me autizëm të jetë ndër të parët në Kuvend

“Ne nuk kërkojmë mëshirë, nuk është nevoja me na ardh keq, nuk duhet me na lënë vetëm. Institucionet duhet me na ndihmu, sepse mbrapa një nëne, nuk dihet sa net i ka kaluar pa gjumë, si e ka kaluar ditën”, deklaroi ajo.

Në fund, Bajrami ritheksoi rëndësinë e miratimit të projektligjit, në mënyrë që fëmijët me nevoja të veçanta të kenë përkrahjen e nevojshme dhe familjet e tyre të mos mbeten vetëm përballë sfidave të përditshme. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com