Pas protestës së dhunshme dhe përplasjes me policinë, një të riu i është thyer këmba.
Kreu i PD Sali Berisha, ka ndarë një video të rëndë në rrjetet sociale, ku shihen disa policë që marrin nga këmbët dhe duart të riun, i cili shihet në gjendje të rënduar.
“Shtazëri! Narkobanditët e Padrinos i thyen këmbën protestuesit”, shkruan Berisha.
Protesta në Tiranë ka nisur prej orës 14:00 të ditës së sotme, dhe ka agravuar në përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit janë zhvendosur në disa zona të Tiranës, duke u vënë flakën koshave të mbeturinave, sendeve të ndryshme apo tabelave reklamuese në rrugë.
Policia ka bërë me dije se deri në mbrëmje, janë shoqëruar në komisariat mbi 23 protestues. Nga ana tjetër, 6 efektivë policie, disa gazetarë, protestues dhe kalimtarë kanë mbetur të lënduar.






