Shifra të “frikshme”, Ja si ndryshoi shikueshmëria e BBVA 5, pas hyrjes së Luizit

Magazina

<div><div><img width="640" height="354" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/luiz1.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="766" height="424" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/luiz1.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar një rritje të madhe të shikueshmërisë, duke lënë pas shifrat modeste që regjistroheshin para mbërritjes së tij. Ky edicion, i cili deri pak kohë më parë po haste vështirësi në arritjen e rekordeve të sezoneve të kaluara, ka pësuar një transformim […]</div>

Madhësia e shkronjave

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar një rritje të madhe të shikueshmërisë, duke lënë pas shifrat modeste që regjistroheshin para mbërritjes së tij.
Ky edicion, i cili deri pak kohë më parë po haste vështirësi në arritjen e rekordeve të sezoneve të kaluara, ka pësuar një transformim rrënjësor në shifrat e audiencës në rrjetet sociale.
Në fotot e publikuara shihet qartë diferenca:
Para hyrjes së Luizit: Videot e banorëve aktualë si Kristi, Selina apo Rogerti regjistronin shifra që luhateshin kryesisht mes 80 mijë dhe 150 mijë shikimeve.

Pas hyrjes së Luizit: Shifrat kanë kërcyer menjëherë në miliona, ku një prej videove të fituesit të edicionit të dytë ka arritur në 1.1 milionë shikime brenda një kohe shumë të shkurtër, ndërsa videot e tjera me të luhaten mes 300 mijë dhe 650 mijë shikimeve.
Ky ndryshim tregon impaktin e padiskutueshëm që këngëtari ka mbi audiencën shqiptare, duke e rikthyer vëmendjen maksimale te formati.