Luizi nuk e respektoi kërkesën e saj, reagon Kiara

Magazina

<div><div><img width="640" height="352" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/luiz-kiara.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="800" height="440" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/luiz-kiara.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Kanë kaluar 24 orë nga momenti kur Kiara Tito, nën petkun e moderatores së “Fan Club”, vendosi kushtin e saj të vetëm publik për partnerin. Dje, gjatë transmetimit të emisionit që ajo drejton, Kiara deklaroi me nota humori se kërkesa e saj për Luizin ishte e qartë: të mos shfaqej më pa bluzë në shtëpi, […]</div>

Madhësia e shkronjave

Kanë kaluar 24 orë nga momenti kur Kiara Tito, nën petkun e moderatores së “Fan Club”, vendosi kushtin e saj të vetëm publik për partnerin.
Dje, gjatë transmetimit të emisionit që ajo drejton, Kiara deklaroi me nota humori se kërkesa e saj për Luizin ishte e qartë: të mos shfaqej më pa bluzë në shtëpi, duke qenë se tashmë gëzon statusin e një burri të martuar.
Por, duket se për Luizin, zakoni i vjetër i rehatisë është më i fortë se çdo “urdhër” bashkëshortor, sado publik të jetë ai.
Mbrëmjen e kaluar, këngëtari është parë sërish duke qarkulluar në ambientet e shtëpisë pa bluzë, duke e “thyer” premtimin në kohë rekord.
Ky veprim nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë krijuan montazhe duke e etiketuar situatën si dështimin e parë të Kiarës për të vënë rregull. Vetë moderatorja e ka pritur këtë me sportivitet, duke ripostuar në Instagram një foto ku evidentohej shkelja e rregullit, e shoqëruar me një emoji të përlotur.

Është e qartë se dinamika e tyre mbetet po ajo që publiku ka dashur gjithmonë – plot ngacmime dhe pa filtra, edhe tani që Kiara e ndjek nga ekrani.