Xhuli publikon pamje të rralla të babait të saj gjatë luftës kur ishte pjesë e UÇK-së

Magazina

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, ka publikuar së fundmi një video të rrallë nga periudha e luftës në Kosovë, ku shfaqen disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes tyre edhe babai i saj. Në pamjet e publikuara përmes InstaStory, Nura ka veçuar babanë e saj, i cili shihet në mesin […]

Madhësia e shkronjave

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, ka publikuar së fundmi një video të rrallë nga periudha e luftës në Kosovë, ku shfaqen disa pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes tyre edhe babai i saj.

Në pamjet e publikuara përmes InstaStory, Nura ka veçuar babanë e saj, i cili shihet në mesin e luftëtarëve të UÇK-së.

“Baba im, i treti burrë në rresht”, ka shkruar Xhuli në mbishkrimin e videos së rishpërndarë.

Babai i Julianës, me prejardhje nga Drenica, ishte kthyer nga Finlanda në Kosovë gjatë periudhës së luftës, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën kundër forcave serbe.

Kjo nuk është hera e parë që Nura ka ndarë me ndjekësit kujtime dhe materiale që lidhen me periudhën e luftës dhe historinë e familjes së saj.

Xhuli ka qenë gjithashtu aktive në reagimet e saj pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur publikisht mbështetjen e saj për protestat që po zhvillohen në Prishtinë.

Për shkak të gjendjes së saj aktuale, Nura nuk ka mundur të jetë fizikisht pjesë e protestave. Ajo ndodhet në një spital në Zvicër, ku po pret të bëhet nënë për herë të parë, pasi është në pritje të lindjes së binjakëve. /Telegrafi/