Fansat e serialit “Esref Ruya” do të kenë mundësinë të rikthehen sërish te historia e personazhit të njohur.
Aktori Cagatay Ulusoy do të rikthehet në rolin e Esrefit në projektin e ri digjital “Esref Tek”, ku këtë herë historia do të fokusohet te e kaluara e tij.
Sipas gazetares turke Birsen Altuntas, xhirimet e projektit pritet të nisin më 1 nëntor, ndërsa sezoni do të përbëhet nga tetë episode.
Në kast do të rikthehet edhe Gorkem Sevindik, i cili do të interpretojë sërish Kadirin.
Historia do të zhvillohet në të kaluarën dhe do të sjellë në vëmendje marrëdhënien mes Esrefit dhe Kadirit në botën e krimit.
Skenari do të jetë sërish i Ethem Ozisik, ndërsa në regji do të rikthehet Uluc Bayraktar.
Puna për plotësimin e kastit vijon, ndërsa data e publikimit ende nuk është bërë e ditur.
Një gjë duket e sigurt: historia e Esrefit do të vazhdojë, por këtë herë përmes së kaluarës së tij. /Telegrafi/






