Flamur Neziri rrëfen për trofeun e parë me Hysin dhe kujtimet që ka me këtë klub

Sport

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-portieri i njohur kosovar, Flamur Neziri, i cili rrëfeu për rrugëtimin e tij në futboll, nga fillimet e karrierës te përvojat me disa prej klubeve të njohura në Kosovë dhe kalimi në rolin e trajnerit të portierëve. Ky episod realizohet me mbështetjen e […]

Madhësia e shkronjave

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-portieri i njohur kosovar, Flamur Neziri, i cili rrëfeu për rrugëtimin e tij në futboll, nga fillimet e karrierës te përvojat me disa prej klubeve të njohura në Kosovë dhe kalimi në rolin e trajnerit të portierëve. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Neziri mes tjerash ka rrëfyer për periudhën e tij të kaluar te Hysi, atje ku edhe kishte fituar trofeun e tij të parë si futbollist profesionist.

“Të Hysi ka qenë titulli i parë në karrierën time. E kemi fitu Kupën e pare pas themelimit të Pavarësisë së Kosovës”.

“Edhe ka qenë ndjenjë e veçantë, sepse kemi lujtë një ndeshje nën ndriçimin e reflektorëve, e dimë që në atë kohë finalja me Prishtinën, s’ka pas reflektora”.

“Edhe ka pas shumë storie interesante, njëkohësisht luftonim për të mbetur në ligë, edhe njëkohësisht luftonim për ta fituar Kupën”.

“Ku në atë kohë me trajnerin Luan Prekazi, të cilin e përshëndes shumë, sepse kemi kujtime shumë të mira”.

“Kemi pasur një grup të lojtarëve shumë të mirë, secili ka qenë më kualitet se tjetri”, ka rrwfyer mes tjerash Neziri.

Episodin e plotë me Flamur Nezirin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/