Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-portieri i njohur kosovar, Flamur Neziri, i cili rrëfeu për rrugëtimin e tij në futboll, nga fillimet e karrierës te përvojat me disa prej klubeve të njohura në Kosovë dhe kalimi në rolin e trajnerit të portierëve. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Fillimisht, Neziri ka treguar se si ka nisur dashuria e tij për futbollin dhe kalimi nga lojtar në portier
“E dimë që para luftës kemi bërë shumë më shumë aktivitete në lagje, kemi lujtë në lagje. Unë si fëmijë jam rritë në lagjen Ulpiana, në lagje aty u kanë edhe aktori i mirënjohur Adem Mikullovci”.
Gjatë lojërave që i zhvillonim në lagje me djalin e tij Besnikun që tash është në Amerikë. Jemi kanë tre fëmijë të cilëve na na merrte na dërgonte në klubin e futbollit 2 Korriku.
“E mbaj mend në atë kohë e ka pas një veturë, 101-sh, i kaltër i mbylltë dhe gjithmonë me humorin e tij qysh ka qenë legjenda e aktrimit, Adem Mikullovci”.
“Na merrte edhe në situatë mjaft të vështirë në atë kohë, sepse në atë kohë dhe ka pasur raste kur vinin Policia e Serbisë na argonte nuk na linte të bëjmë stërvitje prej stadiumit të Dragodanit. Ato kanë qenë fillimet e mia”, ka rrëfyer mes tjerash Neziri.
Episodin e plotë me Flamur Nezirin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/






