Xherdan Shaqiri përfundon në spital pas lëndimit ndaj Winterthurit

Sport

Xherdan Shaqiri ka pësuar një lëndim në dorë gjatë ndeshjes miqësore mes Baselit dhe Winterthurit, e cila përfundoi me një humbje të thellë të skuadrës së tij. Baseli u mposht të shtunën me rezultat 7-3 nga Winterthuri, në një ndeshje që shënoi edhe debutimin e trajnerit serb Slavisha Jokanovic në stolin e skuadrës zvicerane. Kapiteni […]

Madhësia e shkronjave

Xherdan Shaqiri ka pësuar një lëndim në dorë gjatë ndeshjes miqësore mes Baselit dhe Winterthurit, e cila përfundoi me një humbje të thellë të skuadrës së tij.

Baseli u mposht të shtunën me rezultat 7-3 nga Winterthuri, në një ndeshje që shënoi edhe debutimin e trajnerit serb Slavisha Jokanovic në stolin e skuadrës zvicerane.

Kapiteni i Baselit, Shaqiri, pësoi një goditje gjatë takimit, e cila i shkaktoi një plagë në dorë.

Sipas Blick, për shkak të lëndimit, reprezentuesi i Kosovës është dërguar në spital, ku plaga i është qepur.

Ende nuk dihet shkalla e saktë e lëndimit dhe nëse ai do të detyrohet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të caktuar.

Shaqiri pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore, pas të cilave do të bëhet më e qartë gjendja e tij dhe koha e mundshme e rikthimit në stërvitje dhe ndeshje./Telegrafi/