Ben Affleck flet për humbjen e prindërve: Tani gjithçka e shoh ndryshe

Magazina

Aktori dhe regjisori amerikan, Ben Affleck, ka folur për herë të parë publikisht për humbjen e të dy prindërve të tij, të cilët ndërruan jetë brenda një periudhe prej vetëm dy muajsh. Babai i tij, Timothy Affleck, vdiq në prill, ndërsa nëna e tij, Chris Affleck, u nda nga jeta më 2 qershor, pas një […]

Madhësia e shkronjave

Aktori dhe regjisori amerikan, Ben Affleck, ka folur për herë të parë publikisht për humbjen e të dy prindërve të tij, të cilët ndërruan jetë brenda një periudhe prej vetëm dy muajsh.

Babai i tij, Timothy Affleck, vdiq në prill, ndërsa nëna e tij, Chris Affleck, u nda nga jeta më 2 qershor, pas një beteje me kancerin e pankreasit.

Në një episod të podcast-it “Streets We Grow Up On”, të drejtuar nga aktorja Kerry Washington, Ben tregoi se këto humbje kanë ndikuar shumë në mënyrën se si ai e sheh të kaluarën e tij.

Ai tha se pas vdekjes së prindërve ka filluar ta mendojë fëmijërinë e tij në një mënyrë tjetër.

Sipas tij, një humbje e tillë të bën të reflektosh më thellë mbi familjen dhe mbi gjithçka që prindërit kanë bërë për fëmijët e tyre.

Veçanërisht, Ben tha se tani e vlerëson shumë më tepër nënën e tij.

Ai ka kuptuar më qartë sa shumë ishte sakrifikuar ajo për të dhe vëllanë e tij, Casey, dhe sa e përkushtuar kishte qenë ndaj tyre.

Për të, nëna ishte gjithmonë shumë e pranishme në jetën e fëmijëve të saj, ndonëse në të njëjtën kohë arrinte të merrej edhe me punën dhe përgjegjësitë e tjera.

Një nga momentet më të veçanta që përjetoi pas vdekjes së saj ishte zbulimi i letrave të vjetra që Chris kishte shkruar para se ai të lindte.

Kjo e emocionoi, sepse deri atëherë ai e kishte njohur kryesisht si nënën që e kishte vendosur familjen në qendër të jetës së saj.

Përmes letrave, mundi të shihte një anë tjetër të saj dhe të kuptonte se ajo kishte pasur një jetë, mendime dhe ëndrra edhe para se të bëhej nënë. /Telegrafi/