Spanja “arrë e fortë” për Kroacinë, i jep leksione nën shkëlqimin e Yamal

Sport

Spanja ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Kroacisë, për ta dëshmuar nivelin e lartë si kampione e botës. Spanjollët zhvilluan një paraqitje mahnitëse për të fituar me rezultat 4-1. Pas vetëm dy minutave lojë, Lamine Yamal shënoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë Spanjës. Megjithatë, Kroacia arriti të këndellet falë Dion […]

Madhësia e shkronjave

Spanja ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Kroacisë, për ta dëshmuar nivelin e lartë si kampione e botës.

Spanjollët zhvilluan një paraqitje mahnitëse për të fituar me rezultat 4-1.

Pas vetëm dy minutave lojë, Lamine Yamal shënoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë Spanjës.

Megjithatë, Kroacia arriti të këndellet falë Dion Beljo që shënoi me kokë pas një harkimi, duke e lënë plotësisht të shtangur portierin (28’).

Shpresa e Kroacisë zgjati vetëm tre minuta. Me një gol të bukur me kokë pas asistimit të Yamal, Marc Pubill e mposhti portierin mysafir për të rikthyer epërsinë (31’).

Spanja ishte larg më e mirë edhe në pjesën e dytë, ku Yamal u gjend përballë portierit kroat dhe nuk dështoi në rastin një kundër një (63’).

Fitoren e “La Roja” e vulosi i inkuadruari Nico Williams që shënoi një gol fantastik për ta mbyllur çështjen e fituesit (89’).

Spanja me këtë fitore është lider i vetëm me gjashtë pikë ndërsa Kroacia zë pozitën e tretë me tre sosh./Telegrafi/