Aktori që në vitin 1995 pranoi se është homoseksual: E kishin më të lehtë të më shihnin si kriminel

Magazina

Aktori amerikan, Guillermo Diaz, ka rrëfyer se në fillimet e karrierës së tij përballej kryesisht me role kriminalësh dhe personazhesh negativë. Sipas tij, industria e shihte më lehtë në këto role se sa në personazhe homoseksualë apo ‘drag queen’. Duke folur në emisionin “McBride Rewind”, Diaz kujtoi se kishte interpretuar disa personazhe të ngjashme, përfshirë […]

Madhësia e shkronjave

Aktori amerikan, Guillermo Diaz, ka rrëfyer se në fillimet e karrierës së tij përballej kryesisht me role kriminalësh dhe personazhesh negativë.

Sipas tij, industria e shihte më lehtë në këto role se sa në personazhe homoseksualë apo ‘drag queen’.

Duke folur në emisionin “McBride Rewind”, Diaz kujtoi se kishte interpretuar disa personazhe të ngjashme, përfshirë trafikantë droge në “Fresh” dhe “Half Baked” si dhe rolin e Guillermo në serialin “Weeds”.

Ky i fundit fillimisht ishte menduar të shfaqej vetëm në disa episode, por përfundoi duke qëndruar nga sezoni i tretë deri në të tetin.

Aktori tregoi se në të 20-at vendosi të kërkonte role që do t’i jepnin mundësi të tregonte një gamë më të gjerë të aftësive të tij.

“E kishin më të lehtë të më shihnin si një personazh të armatosur, negativ dhe trafikant droge sesa në rolet e homoseksualëve apo një drag queen”, tha ai.

Diaz foli edhe për vendimin e tij për të qenë i hapur për orientimin seksual.

Në vitin 1995, gjatë promovimit të filmit “Stonewall”, zgjodhi të fliste publikisht për homoseksualitetin e tij, duke refuzuar ta fshihte atë.

Sipas tij, pas këtyre projekteve dhe zgjedhjeve personale, industria nisi ta shihte në një tjetër mënyrë dhe ai fitoi mundësi për role më të larmishme, përfshirë atë në serialin e njohur “Scandal”. /Telegrafi/