Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Maliq ku për pasojë ka ndërruar jetë një 44-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 44-vjeçari po ngarkonte disa sende në automjet, por nuk e kishte siguruar me frena dore. Për pasojë makina ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar dhe vdekjen.

“Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës”, njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor ka nisur hetimet me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./Tv Klan





