Tifo-grupet e Kosovës janë tubuar sot në Prishtinë në mbështetje të çlirimtarëve, në kuadër të protestës së paralajmëruar nga grupet e tifozëve në Kosovë.
Ata janë mbledhur prapa pallatit të Rinisë.

Ndërkaq në sheshin “Skënderbeu”, ku tash e disa ditë po mbahen protesta, është shtuar prania e Policisë së Kosovës.
Pjesëtarë të Policisë janë vendosur në terren dhe janë marrë masa sigurie, përfshirë vendosjen e barrierave metalike, me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë gjatë protestës.
Në protestë pritet të marrin pjesë edhe tifo-grupe të tjera nga qytete të ndryshme të Kosovës.
Tubimi është thirrur në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë. /Telegrafi/





