Trepça dhe Bashkimi do të përballen të martën në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.
Finalja do të zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, me fillim nga ora 19:00.

Dy skuadrat do të kërkojnë trofeun e parë të sezonit në një përballje që pritet të sjellë emocione si në parket, ashtu edhe në tribuna.
Ndeshja është caktuar të zhvillohet më 29 shtator, ndërsa të gjitha biletat e blera më herët do të mbeten të vlefshme edhe për finalen.
Përballja Trepça–Bashkimi pritet të tërheqë interesim të madh të tifozëve, me të dyja skuadrat që synojnë ta nisin sezonin me trofe. /Telegrafi/





