Kombëtarja e Shqipërisë mori një fitore të madhe në shtëpi ndaj Bjellorusisë.
“Kuq e Zinjtë” e nisën për mrekulli edicionin e Ligës C të Ligës së Kombeve me një triumf 2-0 në “Air Albania”.
Të gjithë lojtarët e përzgjedhur nga Ronaldo Maran dhanë paraqitje pozitive, përfshirë ata që hynë nga stoli, por më të dalluarit ishin dyshja Kristjan Asllani dhe Elseid Hysaj.
Asllani faktikisht edhe shënoi golin e epërsisë për t’u vlerësuar me notën 8.5 nga “SofaScore”, me këtë të fundit që e shpalli lojtarin e ndeshjes.
Pas tij, vjen Hysaj me 8.0, ndërsa në top pesë hynë edhe Berat Gjimshiti 7.9, Ernest Muçi 7.8 si dhe Etrit Berisha 7.6.
Notat e plota të lojtarëve të Shqipërisë:
Ndërkohë, përballja e radhës për Shqipërinë është si mysafir i San Marinos pas tri ditëve./Telegrafi/






