Sulmuesi Rey Manaj është ndarë i lumtur me fitoren e Shqipërisë ndaj Bjellorusisë.
“Kuq e Zinjtë” arkëtuan pikët e plota falë një triumfi 2-0, sfidë që ishin më të mirë gjatë tërë kohës.

Për “Supersport”, Manaj deklaroi se Maran është më ndryshe nga ish-përzgjedhësi Sylvinho si dhe do pikët e plota.
“Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, në pjesë të dytë kishim shumë mundësi. Duhet të përshtatemi me skemat e Maran, është shumë ndryshe nga Silvinjo. Ishalla fitojmë këto 3 ndeshjet në vazhdimësi dhe të dalim të parët në grup”.
“Ishalla të vazhdojmë të shënojmë, sa më shumë lojtarët të jenë në formë, krijohet më shumë konkurrencë. Të kemi fatin dhe të shënojmë sa më shumë gola”.
Ndërkohë, ai e pranoi se kishte diskutuar me Kristjan Asllanin pasi në momentin e penalltisë, fillimisht Manaj e mori topin dhe pastaj ia dhuroi ish-lojtarit të Interit.
“Asllani është i pari në listë, unë jam i dyti. I thashë do e marr unë topin dhe rri i qetë, mendoje si do e gjuash dhe i kalova topin”.
Ndërkohë, Shqipëria pas tre ditëve do ta zhvillojë përballjen e dytë ndaj San Marinos./Telegrafi/





