Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Bjellorusisë, në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.
“Kuq e Zinjtë” zhvilluan një paraqitje solide për të fituar me rezultat 2-0 dhe arkëtuar pikët e plota.
Kristjan Asllani u përkujdes për golin e epërsisë për të shënuar nga penalltia, pasi mysafirët shkaktuan 11-metërsh me një ndërhyrje në zonë.
Ndërsa, pas një gabimi amator të mbrojtjes përfitoi Ernest Muçi, i cili u asistua nga Elseid Hysaj dhe dyfishoi epërsinë (45+2’).
Shqipëria ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë për të krijuar disa raste, por fatkeqësisht iu mungoi finalizimi.
Kësisoj, Shqipëria e nis për mrekulli aventurën në grupin 1 të Ligës C ndërsa ka për synim kuptohet avancimin në Ligën B, ndërsa ndodhet në grup edhe me Finlandën e San Marinon.
Përndryshe, në përballjen e ardhshme pra pas tre ditëve, Shqipërinë e pret një sfidë e lehtë “në letër” ndaj San Marinos si mysafir./Telegrafi/






