Dakota Johnson shkëlqen në premierën e Verity me një dukje të guximshëm

Magazina

Dakota Johnson tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit Verity në Londër, ku u shfaq me një fustan transparent prej dantelle, duke zbuluar të brendshmet e zeza poshtë tij. Aktorja 36-vjeçare mori pjesë në eventin e zhvilluar në Curzon Mayfair, së bashku me bashkë-yllin Josh Hartnett. Johnson zgjodhi një fustan ngjyrë kremi nga stilisti Colleen Allen, […]

Madhësia e shkronjave

Dakota Johnson tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit Verity në Londër, ku u shfaq me një fustan transparent prej dantelle, duke zbuluar të brendshmet e zeza poshtë tij.

Aktorja 36-vjeçare mori pjesë në eventin e zhvilluar në Curzon Mayfair, së bashku me bashkë-yllin Josh Hartnett.

Johnson zgjodhi një fustan ngjyrë kremi nga stilisti Colleen Allen, të cilin e kombinoi me një set të zi të brendshmesh nga Fleur du Mal, DailyMail.

Pamjen e saj e bëri pjesë e stilit të guximshëm të promovimit të thrillerit të ri psikologjik.

Në tapetin e kuq, ajo u shfaq përkrah Josh Hartnett, i cili luan Jeremy Crawford, bashkëshortin e personazhit të Anne Hathaway. Hartnett u paraqit me një kostum të zi nga Jacquemus.

Anne Hathaway, e cila luan rolin e autores së suksesshme Verity Crawford, mungoi në premierën e Londrës.

Aktorja 43-vjeçare është në pritje të fëmijës së saj të tretë dhe në të njëjtën periudhë u fotografua në New York, ku po merrte pjesë në aktivitete promovuese për filmin.

Filmi Verity, i bazuar në romanin bestseller të Colleen Hoover, ndjek shkrimtaren Lowen Ashleigh, të luajtur nga Johnson, e cila punësohet për të përfunduar serinë e librave të Verity-t pas një aksidenti misterioz.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e familjes Crawford, ajo zbulon një dorëshkrim që nxjerr në pah sekrete shqetësuese. Filmi do të shfaqet në kinema më 2 tetor. /Telegrafi/