Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Vjenë, aty ku do të përballet me Austrinë.
Më të motivuar se kurrë pas asaj fitore ndaj Irlandës, “Dardanët” do t’i kërkojnë pikët e plota ndaj austriakëve, që janë favoritët për ta fituar tërë Ligën B.
Yjet e Kosovës kanë hyrë edhe në stadiumin “Ernst Happel”, aty ku do t’i kërkojnë pikët e plota të dielën nga ora 18:00.
Fatmirësisht përzgjedhësi Franco Foda do t’i ketë tërë lojtarët në dispozicion, ngase asnjë prej tyre nuk po vuan nga ndonjë lëndim dhe janë më të gatshëm se kurrë për ta dëshmuar vetën.
Përndryshe, pas pak Foda dhe një futbollist do të dalin në konferencë për media për ta komentuar sfidën e nesërme./Telegrafi/






