Jennifer Lopez sjell stilin e Thomas Shelby në sfilatën e Dolce & Gabbana

Magazina

Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës në Milano, ku u shfaq në sfilatën e Dolce & Gabbana me një pamje që të kujtonte personazhin Thomas Shelby nga Peaky Blinders. Këngëtarja dhe aktorja 57-vjeçare zgjodhi një kostum të zi të qepur me porosi, të cilin e kombinoi me një kapelë të stilit baker boy […]

Madhësia e shkronjave

Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës në Milano, ku u shfaq në sfilatën e Dolce & Gabbana me një pamje që të kujtonte personazhin Thomas Shelby nga Peaky Blinders.

Këngëtarja dhe aktorja 57-vjeçare zgjodhi një kostum të zi të qepur me porosi, të cilin e kombinoi me një kapelë të stilit baker boy dhe një broshë të madhe në jakë.

Me këtë paraqitje, Lopez la pas veshjet e saj më glamuroze dhe solli një stil më klasik e të guximshëm, shkruan DailyMail.

Lopez ka prej vitesh një marrëdhënie të ngushtë profesionale dhe miqësore me shtëpinë italiane të modës Dolce & Gabbana.

Ajo ishte një prej emrave të njohur që morën pjesë në sfilatën e markës gjatë Javës së Modës në Milano, e cila do të përfundojë më 28 shtator.

Krahas angazhimeve në modë, Jennifer është fokusuar së fundmi edhe te forma fizike. Ajo ka treguar se në rutinën e saj përfshin veçanërisht stërvitjen me pesha, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe ndërtimit të masës muskulore me kalimin e moshës.

Lopez ka shpjeguar se programi i saj i stërvitjes është bërë më efikas, me seanca të shkurtra por intensive.

Sipas saj, ushtrimet me pesha janë veçanërisht të rëndësishme për ruajtjen e muskujve, pasi masa muskulore ka tendencë të ulet me kalimin e viteve. /Telegrafi/