“Objektivi është Euro 2028”, Franco Foda flet edhe për afrimin e Lorent Tolajt dhe Arijanet Fazlijes

Sport

Franco Foda iu ka rikujtuar të gjithëve se objektivi i Kosovës është kualifikimi në Kampionatin Evropian “Euro 2028”. “Dardanët” do të përballen nesër me Austrinë, ndërsa sfida do të jetë shumë e rëndësishme për promovimin në Ligën A, meqenëse austriakët shihen si favoriti kryesor. Në konferencë për shtyp, Foda iu kujtoi lojtarëve të luajnë me […]

Madhësia e shkronjave

Franco Foda iu ka rikujtuar të gjithëve se objektivi i Kosovës është kualifikimi në Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

“Dardanët” do të përballen nesër me Austrinë, ndërsa sfida do të jetë shumë e rëndësishme për promovimin në Ligën A, meqenëse austriakët shihen si favoriti kryesor.

Në konferencë për shtyp, Foda iu kujtoi lojtarëve të luajnë me vetëbesim mirëpo shtoi se synimi kryesor i Kosovës është Kampionati Evropian 2028 dhe jo Liga A e Ligës së Kombeve.

“Jam i kënaqur nëse loja shkon mirë. Në fund të ditës, do të shohim se çfarë po ndodhë. Me rëndësi është të luajmë me vetëbesim, e njohim Austrinë. Janë favorit, por kjo nuk do të thotë ta ulim vetë-vetën. Qëllimi im është Kampionati Evropian 2028, kjo ka qenë objektivi nga dita ime e parë”.

Ndër të tjera, ai u pyet edhe për dyshen Lorent Tolaj të Bristol Cityt dhe Arijanet Fazlijen e Prishtinës, se nëse ka shanse për t’iu bashkuar ekipit të parë të Kosovës, duke parë formën e tyre.

“Lorent Tolaj dhe Arijanet Fazlija te Kosova? I njoh të dy lojtarët dhe e di kualitetin e tyre. Mendoj se është me rëndësi të koncentrohemi te loja e nesërme. Kemi 27 lojtarë dhe ndoshta një ditë do të luajnë për Kosovën edhe ata”.

Kujtojmë, përballja Austri – Kosovë do të zhvillohet nga ora 18:00./Telegrafi/