Rangnick paralajmëron Austrinë: Kosova më e vështirë se Izraeli, mund të fitonin më thellë ndaj Irlandës

Sport

Përzgjedhësi i Austrisë Ralf Rangnick thotë se sfida ndaj Kosovës do të jetë më e vështirë se ndaj Izraelit. Austria e nisi me fitore edicionin e Ligës së Kombeve, për të realizuar dy gola të vonshëm në triumfin 3-1 ndaj Izraelit. Për mediat austriake, Rangnick ka thënë se pret një sfidë më të vështirë ndaj […]

Madhësia e shkronjave

Përzgjedhësi i Austrisë Ralf Rangnick thotë se sfida ndaj Kosovës do të jetë më e vështirë se ndaj Izraelit.

Austria e nisi me fitore edicionin e Ligës së Kombeve, për të realizuar dy gola të vonshëm në triumfin 3-1 ndaj Izraelit.

Për mediat austriake, Rangnick ka thënë se pret një sfidë më të vështirë ndaj Kosovës, si dhe lavdëroi “Dardanët” për mënyrën taktike të lojës.

“Ishte e merituar dhe lehtë mund të ishte një fitore më e thellë. Po përgatitemi për një kundërshtar që do të kërkojë shumë nga ne”.

“Janë shumë të disiplinuar takikisht, tepër kompakt. Ata lënë vetëm pak hapësira për kundërhstarin. Do të jetë më e vështirë se me Izraelin”.

“Nëse arrijmë të bëjmë atë lojë si me Izraelin, do të jetë hap i madh drejt tre pikëve. Duam ta fitojmë ndeshjen e dytë në shtëpi gjithashtu”.

Përndryshe, përballja mes Austrisë dhe Kosovës do të zhvillohet këtë të dielë nga ora 18:00./Telegrafi/