Mërgim Vojvoda thotë se Kosova është gati për ta dëshmuar kualitetin ndaj Austrisë.
Ylli i Udineses ndër të tjera në konferencë për shtyp pranoi se austriakët janë favorit, mirëpo beson se “Dardanët” do të kenë rastin për t’i marrë pikët e plota.
“Gjendja është e mirë. I gjithë ekipi është në dispozicion dhe presim që të jemi gati për ndeshjen e nesërme”.
“Synimi gjithmonë ka qenë që të kualifikohemi në një turne të madh. Nga pak nga pak jemi afruar, por shpresoj që tani me Ligën e Kombeve të kemi një shans më shumë në play-off. Austria ka eksperiencë dhe favorit, por edhe ne i kemi shanset e tona”.
“Me Irlandën i morëm pikët e plota. Besoj se do të ketë shumë tifozë shqiptarë siç ka pasur në ndeshjet e tjera si mysafir dhe kjo na bënë shumë më të fortë”.
Ndërkohë, Vojvoda do të jetë bashkëlojtar me David Alaba, i cili mungon te Austria. I pyet për të, ai komentoi mungesën e ish-yllit të Real Madridit.
“David Alaba? E kemi pritur sepse ka qenë pak i lodhur. E kam pasur mundësinë ta shoh në stërvitje dhe më vjen keq që nuk mund ta shoh në kombëtare. Por, do ta shoh në Udinese dhe besoj se do ta sheh ndeshjen si kapiten që është dhe do të më njeh pak më mirë”.
Ndërkohë, përballja do të nisë nga ora 18:00./Telegrafi/






