Së shpejti mund të paguani me kontrolluesin e PlayStation

Teknologji

Kompania Sony ka patentuar një sistem që mund të thjeshtojë ndjeshëm blerjen e lojërave dhe përmbajtjeve shtesë në konzolat PlayStation. Sipas patentës, të titulluar “Video Game Controller-Driven Information Transfer”, përdoruesit mund të paguajnë për një lojë, nivele shtesë apo “skin”-e duke afruar një kartelë bankare ose telefonin inteligjent pranë kontrolluesit të PlayStation. Sistemi parashikon edhe […]

Madhësia e shkronjave

Kompania Sony ka patentuar një sistem që mund të thjeshtojë ndjeshëm blerjen e lojërave dhe përmbajtjeve shtesë në konzolat PlayStation.

Sipas patentës, të titulluar “Video Game Controller-Driven Information Transfer”, përdoruesit mund të paguajnë për një lojë, nivele shtesë apo “skin”-e duke afruar një kartelë bankare ose telefonin inteligjent pranë kontrolluesit të PlayStation. Sistemi parashikon edhe mbështetjen për kartelat dhuratë.

Patenta është paraqitur për herë të parë në mars të vitit 2025, ndërsa është publikuar më 17 shtator të këtij viti.

Në ilustrimet e patentës shihet një televizor me pyetjen nëse përdoruesi dëshiron ta blejë një lojë, ndërsa pranë kontrolluesit PS5 DualSense ndodhet një telefon inteligjent.

Një tjetër shembull tregon një njoftim për pranimin e një kartelë dhuratë, çka mund të nënkuptojë se përdoruesit nuk do të kenë më nevojë të fusin manualisht kodet e gjata për të mbushur llogarinë e PlayStation Store.

Sistemi mund të përdorë teknologjitë NFC dhe Bluetooth, ndërsa ende nuk dihet nëse do të integrohet në aplikacionin PlayStation apo në pajisjet e ardhshme të kompanisë.

Megjithatë, fakti që Sony ka patentuar këtë teknologji nuk do të thotë se ajo do të jetë domosdoshmërisht pjesë e produkteve të ardhshme. Kompanitë shpesh patentojnë ide që më vonë nuk i nxjerrin në treg. /Telegrafi/