Shqipëria nis sonte aventurën e re në Ligën e Kombeve, Bjellorusia pengesa e parë

Sport

Kombëtarja e Shqipërisë nis sonte (e shtunë) aventurën e re në Ligën e Kombeve, teksa në stadiumin “Air Albania” pret Bjellorusinë në ndeshjen e parë të Grupit 1 të Ligës C. Përballja në Tiranë zhvillohet nga ora 20:45 dhe shënon edhe debutimin zyrtar të Rolando Maranit në stolin e kuqezinjve. Shqipëria vjen në këtë takim […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Shqipërisë nis sonte (e shtunë) aventurën e re në Ligën e Kombeve, teksa në stadiumin “Air Albania” pret Bjellorusinë në ndeshjen e parë të Grupit 1 të Ligës C. Përballja në Tiranë zhvillohet nga ora 20:45 dhe shënon edhe debutimin zyrtar të Rolando Maranit në stolin e kuqezinjve.

Shqipëria vjen në këtë takim pas një periudhe jo të lehtë. ‘Kuqezinjtë’ janë në një seri prej pesë humbjesh radhazi në të gjitha garat, ndërsa në dy ndeshjet e fundit miqësore, të zhvilluara në qershor, u mposhtën 1-0 nga Izraeli dhe Luksemburgu.

Pas largimit të Sylvinhos në maj, Marani ka marrë përsipër detyrën për ta nisur një kapitull të ri me Kombëtaren.

Përballë do të jetë një Bjellorusi që po kalon një moment dukshëm më pozitiv. Skuadra e drejtuar nga Viktor Goncharenko është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, me tri fitore dhe tri barazime.

Në ndeshjet miqësore të këtij viti ka mposhtur Qipron, Armeninë dhe Sirinë, ndërsa së fundmi barazoi 2-2 me Burkina Fason.

Megjithatë, historia e përballjeve direkte i jep Shqipërisë arsye për besim.

‘Kuqezinjtë’ nuk kanë humbur në katër përballjet e fundit ndaj Bjellorusisë, me tri fitore dhe një barazim, ndërsa dy ndeshjet e fundit mes tyre në Ligën e Kombeve, në edicionin 2020/21, përfunduan me fitore të Shqipërisë.

Kjo ndeshje është vetëm fillimi i një serie të ngjeshur për Shqipërinë. Pas përballjes me Bjellorusinë, kuqezinjtë do të udhëtojnë më 29 shtator për t’u përballur me San Marinon, ndërsa më 3 tetor do të luajnë në transfertë ndaj Finlandës, para se të jenë nikoqir të San Marinos më 6 tetor./Telegrafi/