650 milionë dollarë luks, Bugatti ngre kullën në Miami

Teknologji

Marka e famshme e makinave luksoze do të ndërtojë Bugatti Residences Miami, një kullë 60-katëshe në Brickell, përgjatë lumit Miami. Projekti do të ketë 183 rezidenca, përfshirë katër penthouse ekskluzive, ndërsa shitjet pritet të nisin në vitin 2027. Kulla, e zhvilluar nga Prosper Group dhe Versluys Group, vlerësohet në rreth 650 milionë dollarë. Banorët do […]

Madhësia e shkronjave

Marka e famshme e makinave luksoze do të ndërtojë Bugatti Residences Miami, një kullë 60-katëshe në Brickell, përgjatë lumit Miami.

Projekti do të ketë 183 rezidenca, përfshirë katër penthouse ekskluzive, ndërsa shitjet pritet të nisin në vitin 2027.

Kulla, e zhvilluar nga Prosper Group dhe Versluys Group, vlerësohet në rreth 650 milionë dollarë.

Banorët do të kenë akses në pishinë buzë lumit, spa, palestër, ambiente private për darka dhe shërbime personale.

Me këtë projekt, Bugatti ndjek rrugën e markave si Aston Martin dhe Pagani, duke e çuar luksin e automobilave përtej makinave.

Tani pyetja është: a do të jetë logoja e Bugatti-t po aq e vlefshme në një apartament sa është në një hipermakinë? /Telegrafi/