Një tjetër rast që lidhet me certifikatat e falsifikuara të COVID-19 ka përfshirë futbollistin e Kombëtares së Zvicrës, Breel Embolo, duke bërë që ai të mos jetë pjesë e ndeshjeve të ardhshme të ekipit kombëtar.
Sulmuesi 29-vjeçar kishte përdorur në vitin 2021 dy certifikata të falsifikuara të testit për COVID-19.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane, dokumentet ishin siguruar përmes një personi të lidhur me një laborator në Basel.
Në nëntor të vitit 2025, prokuroria e Baselit e dënoi Embolon me një dënim financiar me kusht prej 20 ditësh me nga 3 mijë franga zvicerane, që në total arrin në 60 mijë franga.
Embolo e ka pranuar vendimin dhe ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij.
Pas publikimit të rastit, Federata e Futbollit e Zvicrës ka marrë vendim që Embolo të mos i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Në të njëjtin kontekst është përmendur edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, i cili gjithashtu është përballur me një çështje që lidhet me certifikatat e COVID-19./Telegrafi/






