Përzgjedhësi i Irlandës Heimir Hallgrimsson e ka uruar Kosovën për fitoren e arritur, duke thënë se ishte plotësisht e merituar.
“Dardanët” dominuan në të gjitha aspektet për të fituar me rezultat 1-0.
Pas ndeshjes, Hallgrimsson për “Klan Kosova” nënvizoi se ishte plotësisht e merituar për Kosovën, që lehtë mund të shënonin edhe disa gola tjera.
“Ishte rezultat i drejtë. Fitore e merituar për Kosovën, ishin më të mirë se ne. Kishin disa shanse për të shënuar më shumë gola, po shpresonim të mos pësonim, por ishte e merituar”.
“Nuk ishte befasi se si luajti Kosova, gjithçka bënë të mirë. Kishte lëvizje të mirë, atmosferë e shkëlqyer. Nuk e dhamë të njëjtën energji, kështu kur nuk i kryen detyrat bazike nuk ke shanse”.
Ai gjithashtu konfirmoi se Irlanda do të provojë ta fitojë grupin pavarësisht humbjes.
“Të gjitha kanë parë për ta fituar grupin, por kur e humb ndeshjen e parë është më vështirë. Duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës, që do të zhvillohet pas disa ditëve”./Telegrafi/






