Muriqi festoi golin me mesazh për çlirimtarët – “UÇK, UÇK” jehon në “Fadil Vokrri”

Sport

Vedat Muriqi nuk e festoi në mënyrë të e tij zakonshme golin e fitores ndaj Irlandës. Kapiteni i Kosovës shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, duke i dhënë Kosovës fitoren 1-0 në përballjen e Ligës së Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pas golit, Muriqi hoqi fanellën e lojës dhe ngriti lart një fanellë të […]

Madhësia e shkronjave

Vedat Muriqi nuk e festoi në mënyrë të e tij zakonshme golin e fitores ndaj Irlandës. Kapiteni i Kosovës shënoi në minutat e fundit të ndeshjes, duke i dhënë Kosovës fitoren 1-0 në përballjen e Ligës së Kombeve në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas golit, Muriqi hoqi fanellën e lojës dhe ngriti lart një fanellë të bardhë me një mesazh të shkruar në të.

Në pjesën e përparme të fanellës shkruhej “Drejtësi për çlirimtarët”, ndërsa në pjesën e pasme ishte mesazhi “Jo në emrin tim”. Lojtarët e Kosovës kishin mbajtur fanella me të njëjtat mesazhe edhe gjatë një prej seancave stërvitore para ndeshjes me Irlandën.

Muriqi me mesazh për çlrimtarëtFoto: Fisnik Halili

Mesazhi lidhet me reagimet në Kosovë pas vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ditët para ndeshjes, këto mesazhe janë shfaqur edhe në protestat e zhvilluara në Prishtinë.

Pas golit të Muriqit, atmosfera në “Fadil Vokrri” u bë edhe më e zjarrtë. Për disa minuta, nga tribunat u dëgjuan në mënyrë të vazhdueshme brohoritjet “UÇK, UÇK”, ndërsa tifozët festuan golin që i dha Kosovës tri pikët në ndeshjen e parë të këtij cikli.

Muriqi me mesazh për çlrimtarëtFoto: Fisnik Halili

Muriqi më pas iu bashkua festës me bashkëlojtarët, ndërsa mesazhi i fanellës së tij u bë një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes në Prishtinë. Kosova e mbylli ndeshjen me fitore dhe tashmë e ka fokusin te përballja e radhës ndaj Austrisë. /Telegrafi/