“Do të hyjmë edhe ndaj Austrisë për tri pikë” – Hajdari pas fitores ndaj Irlandës

Sport

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka deklaruar se “Dardanët” nuk do të kënaqen vetëm me fitoren ndaj Irlandës, por synojnë tri pikët edhe në ndeshjen e radhës ndaj Austrisë. Kosova e nisi me fitore aventurën në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke e mposhtur Irlandën me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo ishte […]

Madhësia e shkronjave

Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, ka deklaruar se “Dardanët” nuk do të kënaqen vetëm me fitoren ndaj Irlandës, por synojnë tri pikët edhe në ndeshjen e radhës ndaj Austrisë.

Kosova e nisi me fitore aventurën në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke e mposhtur Irlandën me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për skuadrën e Franco Fodës, e cila tashmë e ka fokusin te sfida e radhës.

Hajdari, i cili ishte pjesë e formacionit startues në qendër të mbrojtjes, pas ndeshjes foli për rëndësinë e fitores dhe atmosferën e krijuar në Prishtinë.

“Dua të festoj me tifozët, me ekipin. Do të hyjmë edhe kundër Austrisë për tri pikë. Na pret atmosferë shumë e mirë edhe atje”, ka thënë Hajdari pas takimit.

Mbrojtësi kosovar tashmë e ka kthyer vëmendjen te sfida e së dielës, kur Kosova do të përballet me Austrinë në udhëtim. Ndeshja zhvillohet më 27 shtator dhe është e dyta për “Dardanët” në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Pas fitores ndaj Irlandës, Kosova e nis me besim këtë seri të ndeshjeve, ndërsa përballja me Austrinë pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për skuadrën e Fodës.

Hajdari dhe bashkëlojtarët e tij synojnë që këtë momentum ta vazhdojnë edhe në Austri, në një periudhë ku Kosova do të zhvillojë katër ndeshje brenda një kohe të shkurtër. /Telegrafi/