Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku po mbahet nata e tetë me radhë e protestës “Jo në emrin tim”.
Protesta po zhvillohet në kundërshtim të aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe këtë mbrëmje, protestuesit janë mbledhur në qendër të kryeqytetit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të shkallës së parë dhe për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Në shesh janë të vendosura pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa “Jo në emrin tim” vazhdon të jetë slogani kryesor i protestës.
Tubimet në sheshin “Skënderbeu” kanë vazhduar tashmë për tetë net radhazi, duke mbledhur qytetarë që kundërshtojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara. /Telegrafi/
Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms





