Zelensky: Vetëm një person dëshiron luftë, Rusia ka humbur gati 249 mijë ushtarë këtë vit

Bota

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York se ushtria ruse ka humbur 248,964 njerëz në fushëbetejat në Ukrainë vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti. Ai tha se numri i humbjeve ruse gjatë tetë muajve të fundit është më i madh se popullsia e 21 […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York se ushtria ruse ka humbur 248,964 njerëz në fushëbetejat në Ukrainë vetëm gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti.

Ai tha se numri i humbjeve ruse gjatë tetë muajve të fundit është më i madh se popullsia e 21 shteteve në botë.

Lideri ukrainas theksoi se Ukraina ka dokumentuar me video humbjet e forcave ruse, duke thënë se bëhet fjalë për njerëz dhe jo vetëm për statistika.

“Kemi një arkiv me video nga dronët që tregojnë mijëra e mijëra rusë duke humbur jetën në zonat e vrasjes. Është çmenduri”, tha ai gjatë fjalimit në OKB.

Sipas presidentit ukrainas, pavarësisht humbjeve të mëdha, Rusia ka arritur të marrë pak më shumë se 1000 kilometra katrorë të territorit ukrainas këtë vit, ndërsa Ukraina, sipas tij, ka çliruar tashmë një pjesë të konsiderueshme të këtyre territoreve.

“Për të shtuar edhe 1000 kilometra katrorë të tjerë, Putini shpenzoi 248 njerëz për çdo kilometër. Nuk njoh askënd që është hapur në favor të kësaj lufte, përveç një njeriu”, deklaroi Zelensky.

Ai foli gjithashtu për dy ushtarë nga Koreja e Veriut, të cilët, sipas tij, u kapën robër lufte nga forcat ukrainase dhe së fundmi u dërguan në Korenë e Jugut.

Zelensky tha se njëri prej tyre kishte tentuar të vriste veten kur kishte kuptuar se do të kapej, duke e lidhur këtë me mënyrën se si, sipas tij, trajnohen njerëzit në Korenë e Veriut.

“Atyre ua heqin të drejtën për të zgjedhur dhe u ngulitet në mendje se duhet të vdesin, pavarësisht gjithçkaje”, tha presidenti ukrainas në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. /Telegrafi/