Një grua 91-vjeçare ka humbur jetën në Indi pasi u sulmua nga një majmun në oborrin e shtëpisë së saj.
Gruaja ishte duke ecur në oborr kur majmuni e sulmoi papritur. Si pasojë e sulmit, ajo u rrëzua dhe pësoi lëndime të rënda.
Lëndimet e marra rezultuan fatale dhe 91-vjeçarja ndërroi jetë, shkruajnë mediat.
Vajza e saj doli menjëherë jashtë pasi dëgjoi zhurmën, por edhe ajo u sulmua nga kafsha, e cila ishte agresive.
Autoritetet indiane kanë nisur hetimet rreth këtij rasti.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët, ndërsa autoritetet pritet të ndërmarrin masa për kapjen e majmunit dhe parandalimin e incidenteve të ngjashme. /Telegrafi/






