Gara për kryetar të Komunës së Bërvenicës, në KShZ u hodh shorti për radhitje në listën zgjedhore

Rajon

Në seancën e 16-të të Komisionit Shtetëror Zgjedhor është realizuar shorti i kandidatëve të cilët do të garojnë për zgjedhjet lokale në Komunën e Bërvënicës. Pas tërheqjes së numrave nga ana e përfaqësuesve të partive politike dhe të kandidatëve të pavarur, koalicioni “Maqedonia jote” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe kandidati i saj, Stojanço Radiçevski, do […]

Madhësia e shkronjave

Në seancën e 16-të të Komisionit Shtetëror Zgjedhor është realizuar shorti i kandidatëve të cilët do të garojnë për zgjedhjet lokale në Komunën e Bërvënicës.

Pas tërheqjes së numrave nga ana e përfaqësuesve të partive politike dhe të kandidatëve të pavarur, koalicioni “Maqedonia jote” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe kandidati i saj, Stojanço Radiçevski, do të mbajnë numrin një në listën zgjedhore.

Koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe kandidati i saj, Jovica Radeski, do të mbajnë numrin 2 në listën zgjedhore.

Kandidati i pavarur Dushan Bogdanovski do të mbajë numrin 3.

Koalicioni VLEN dhe Jakup Huseini do të mbajnë numrin 4.

Kandidatja e pavarur, Arife Idrizi, do të mbajë numrin 5 në listën zgjedhore.

Ndërsa numrin 6 do ta mbajë Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kandidati i saj, Arkin Jahiji.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës do të mbahen më 18 tetor. Zgjedhjet mbahen pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski, i cili ishte nga radhët e OBRM-PDUKM-së. Fushata zgjedhore do të fillojë më 21 shtator dhe do të zgjasë deri më 16 tetor.