Sulmoi gjinekologun në Shkup, Prokuroria nis hetim ndaj një personi

Rajon

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm se ka kryer vepër penale – “Dhunë” sipas nenit 386, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. “Sipas provave të siguruara deri më sot, më 16 shtator, në një ordinancë […]

Madhësia e shkronjave

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm se ka kryer vepër penale – “Dhunë” sipas nenit 386, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Sipas provave të siguruara deri më sot, më 16 shtator, në një ordinancë private afër poliklinikës “Bukuresht”, i dyshuari ka kryer dhunë të rëndë ndaj një gjinekologu që ndodhej në vendin e tij të punës. Ai është kërcënuar dhe sulmuar fizikisht me goditje të shumta, dhe ka shkaktuar ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike midis personave tjerë të pranishëm në ordinancë”.

“Prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për përcaktimin e disa masave paraprake me qëllim sigurimin e të dyshuarit dhe ndalimin e tij për t’iu afruar palës së dëmtuar dhe ordinancës”, thonë nga Prokuroria.