Përfundon rregullimi i kanalit në Samolicë

Vendore

Në fshatin Samolicë ka përfunduar rregullimi i kanalit, duke i dhënë zgjidhje një problemi të kahmotshëm me të cilin janë përballur banorët e kësaj zone.Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili ka shpërndarë njoftimin për përfundimin e punimeve në terren.Sipas Pajazitit, angazhimet nuk do të ndalen me […]

Madhësia e shkronjave

Në fshatin Samolicë ka përfunduar rregullimi i kanalit, duke i dhënë zgjidhje një problemi të kahmotshëm me të cilin janë përballur banorët e kësaj zone.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, i cili ka shpërndarë njoftimin për përfundimin e punimeve në terren.
Sipas Pajazitit, angazhimet nuk do të ndalen me këtë ndërhyrje. Punët në terren do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, në pjesët e tjera të komunës ku ka nevojë për ndërhyrje dhe përmirësime të infrastrukturës.
Rregullimi i kanalit në Samolicë vjen si një ndërhyrje konkrete në një problem të evidentuar prej kohësh nga banorët, ndërsa pushteti lokal thekson se fokusi do të jetë në realizimin e punëve konkrete në të gjitha vendbanimet.
“Punë konkrete për çdo vendbanim!”, ka shkruar Pajaziti në njoftimin e tij./BujanociNet/