Taylor Swift mahniti edhe një herë fansat të mërkurën, teksa njoftoi për muzikë të re dhe një version të zgjeruar të albumit të saj më të fundit, The Life of a Showgirl.
Ylli i muzikës pop, 36 vjeçe, e cila bëri të ditur se do të publikojë këngën e re Patient Zero të premten, njoftoi në Instagram se versioni i zgjeruar i albumit, The Life of a Showgirl: The Encore, do të publikohet gjithashtu të premten dhe do të përmbajë katër këngë të reja.
Duke publikuar një foto të re provokuese për kopertinën e albumit, ku këngëtarja shfaqet e veshur me një fustan të artë që i zbulon këmbët, Swift shkroi:
“Rreth një vit më parë, ju bëtë diçka vërtet të paimagjinueshme. Diçka që më mahniti plotësisht… Ju bëtë që The Life of a Showgirl të shënonte javën e parë më të suksesshme për një album në historinë e muzikës.
Udhëtova drejt Suedisë për ta festuar këtë me Max dhe Shellback, dy bashkëpunëtorët e mi në këtë album. Në të vërtetë, thjesht donim të reflektonim dhe të përjetonim mirënjohjen për momentin që po jetonim, por aty kishte një studio dhe ne bëmë atë që bëjmë sa herë që ndiejmë diçka të fortë.
Shkruam edhe disa këngë të tjera. Shpresoj t’ju pëlqejnë, sepse ato lindën nga mirënjohja e pastër për entuziazmin dhe dashurinë me të cilën ju e pritët dhe e festuat albumin që krijuam.
The Life of a Showgirl: The Encore, që përfshin katër këngë të reja, publikohet të premten dhe mund ta porosisni ose ta ruani që tani.”
Versioni i ri i zgjeruar i albumit vjen një ditë pasi Swift zbuloi rikthimin e saj në muzikë me publikimin e këngës së re, Patient Zero.






