“Dera vazhdon të jetë e hapur”, djali i Jakup Krasniqit: Institucionet i presim tash e gjashtë vjet

Nacionale

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar përmes një postimi publik, duke thënë se dera e shtëpisë së familjes së tyre vazhdon të jetë e hapur për familjarë, miq dhe të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen e tyre. Krasniqi ka bërë të ditur se për gjashtë vite familja ka pritur edhe përfaqësues të institucioneve […]

Madhësia e shkronjave

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar përmes një postimi publik, duke thënë se dera e shtëpisë së familjes së tyre vazhdon të jetë e hapur për familjarë, miq dhe të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen e tyre.

Krasniqi ka bërë të ditur se për gjashtë vite familja ka pritur edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës që ta vizitojnë shtëpinë e tyre.

“Dera e shtëpisë sonë vazhdon të qëndrojë e hapur, tash e 6 vjet, për familjarë, miq dhe për të gjithë ata që bashkëndiejnë dhimbjen tonë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, gjatë gjithë kësaj periudhe kanë pritur që në shtëpinë e tyre të vijnë edhe përfaqësues institucionalë.

“Përgjatë këtyre 6 viteve, kemi pritur që përfaqësues të institucioneve tona të vijnë në këtë shtëpi dhe ende vazhdojmë t’i presim. Sepse pjesë e ndërtimit të këtyre institucioneve janë edhe vepra dhe sakrifica e babait tim”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se dera e shtëpisë së tyre do të vazhdojë të mbetet e hapur për të gjithë ata që, siç është shprehur, e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin.

“Kjo derë do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë dhimbjen tonë dhe e çmojnë sakrificën për lirinë dhe shtetin tonë”, ka përfunduar Altin Krasniqi.