Matthaus pas pesë divorcesh fotografohet me të dashurën 27-vjeçare – modelja është më e re se vajzat e tij

Magazina

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, 65 vjeç, është fotografuar në Oktoberfest në Mynih së bashku me të dashurën e tij 27-vjeçare, modelen Theresa Sommer. Çifti, mes të cilëve ka një diferencë moshe prej 38 vitesh, pozoi para kamerave gjatë eventit. Sommer u shfaq me një fustan tradicional elegant, teksa Matthaus kishte zgjedhur një veshje […]

Madhësia e shkronjave

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, 65 vjeç, është fotografuar në Oktoberfest në Mynih së bashku me të dashurën e tij 27-vjeçare, modelen Theresa Sommer.

Çifti, mes të cilëve ka një diferencë moshe prej 38 vitesh, pozoi para kamerave gjatë eventit.

Sommer u shfaq me një fustan tradicional elegant, teksa Matthaus kishte zgjedhur një veshje në stilin bavarez.

Dyshja thuhet se janë në lidhje prej rreth 18 muajsh dhe për herë të parë u fotografuan së bashku gjatë një pushimi në ski në Austri, në prill të vitit të kaluar.

Jeta private e Matthaus ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Ish-kapiteni i Gjermanisë është martuar pesë herë dhe ka disa fëmijë nga lidhjet e mëparshme.

Nga martesa e parë me Silvian, ai ka dy vajza, Alisa dhe Viola, të cilat janë më të mëdha në moshë se partnerja e tij aktuale.

Lothar ka qenë i martuar edhe me modele dhe figura të tjera publike, ndonëse martesa e tij e pestë ishte me Anastasia Klimko, me të cilën ka një djalë, Milan. /Telegrafi/