Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen gjatë Javës së Modës në Milano me një paraqitje elegante dhe të guximshme.
Këngëtarja u shfaq me një këmishë të bardhë të hapur, nën të cilën dukej reçipeta, të kombinuar me pantallona elegante me bel të lartë dhe taka me platformë.
Pamjen e kompletoi me një çantë të vogël të zezë nga Dolce & Gabbana.

Lopez pritet të marrë pjesë edhe në sfilatën e Brunello Cucinelli të mërkurën.
Ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, kanë qenë më herët admirues të kësaj marke.
Më vonë gjatë javës, këngëtarja pritet të udhëtojë drejt Kanës, në Francë, ku do të marrë pjesë në NRJ Music Awards.
Artistja është nominuar në mesin e emrave të njohur të muzikës, përfshirë Harry Styles, Ariana Grande dhe Bad Bunny.
Krahas angazhimeve muzikore dhe të modës, Lopez ka folur edhe për rëndësinë e aktivitetit fizik.
Ka treguar se i kushton vëmendje të madhe stërvitjes dhe ushqyerjes së shëndetshme, derisa kohët e fundit është përqendruar më shumë te ushtrimet me pesha.
Sipas saj, me kalimin e moshës është e rëndësishme të ruhet dhe të forcohet masa muskulore.
Lopez ka thënë gjithashtu se sot përpiqet të ketë një rutinë stërvitore “më të zgjuar, jo më të vështirë”, duke shfrytëzuar në mënyrë sa më efikase kohën që kalon në palestër. /Telegrafi/





