Rosie Huntington-Whiteley tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në sfilatën e Burberry për koleksionin pranverë-verë 2027, që u zhvillua të hënën në mbrëmje në Londër, në përmbyllje të Javës së Modës.
Modelja 39-vjeçare mbërriti në Chelsea College of Arts së bashku me të fejuarin e saj, aktorin Jason Statham.

Rosie kishte zgjedhur një pallto lëkure me rrip, të kombinuar me taka me rripa, një çantë elegante dhe bizhuteri Tiffany, ndërsa Statham u shfaq me një xhaketë bomber ngjyrë marine, shkruan DailyMail.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe Lila Moss, vajza e modeles Kate Moss. 23-vjeçarja u shfaq me një fustan të shkurtër argjendi, ndërsa Jodie Turner-Smith zgjodhi një veshje vjollcë prej lëkure dhe çizme të gjata.
Në sfilatë morën pjesë edhe Romeo Beckham dhe e dashura e tij Kim Turnbull, modelja Iris Law, aktorja Gemma Chan, atletja Keely Hodgkinson, si dhe aktori Stephen Graham me bashkëshorten e tij Hannah.
Shfaqja u zhvillua në kuadër të festimeve për 170-vjetorin e Burberry dhe koleksioni u prezantua nën drejtimin kreativ të Daniel Lee.
Në të njëjtën periudhë, muzeu V&A ka hapur edhe një ekspozitë falas kushtuar historisë së palltos ikonike Burberry, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 3 janar 2027. /Telegrafi/





