Masa e sigurisë ndaj shefes së SHISH-ut, reagon deputetja Koçeku: E shkarkoi Kurti, e emëroi Rama e arrestoi SPAK-u

Nacionale

Deputetja që u largua nga Partia Socialiste e Shqipërisë, Marjana Koçeku ka reaguar sot lidhur me masën e sigurisë që i është shefes së Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar sot masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, raportojnë mediat në Shqipëri. Për […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja që u largua nga Partia Socialiste e Shqipërisë, Marjana Koçeku ka reaguar sot lidhur me masën e sigurisë që i është shefes së Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar sot masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, raportojnë mediat në Shqipëri.

Për Hysenin dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror.

E pas lajmit për masën e sigurisë ndaj Hysenit ka reaguar deputetja Koçeku.

Ajo në një postim në platformën X shkruan se “asgjë me emrin Vlorë nuk i ka mirë punët këto ditë”.

“Vlorën e ka emnu Hashim Thaçi e ka shkarku Albin Kurti e ka emnu Edi Rama, e ka arrestu SPAKU. Asgja me emnin Vlorë nuk i ka punët mirë këto kohë”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/