Pamja rinore e Adriana Limës ka ndezur rrjetet sociale, sikur është rikthyer në moshën 25-vjeçare

Magazina

Supermodelja braziliane, Adriana Lima, është bërë sërish pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në një event në Madrid, i organizuar pas përfundimit të Fashion Week-ut. Modelja mori pjesë në festën përmbyllëse të organizuar nga El Corte Ingles në Muzeun Kombëtar të Artit Reina Sofía. Lima u shfaq me një fustan të […]

Madhësia e shkronjave

Supermodelja braziliane, Adriana Lima, është bërë sërish pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në një event në Madrid, i organizuar pas përfundimit të Fashion Week-ut.

Modelja mori pjesë në festën përmbyllëse të organizuar nga El Corte Ingles në Muzeun Kombëtar të Artit Reina Sofía.

Lima u shfaq me një fustan të zi elegant, flokë të mbledhur dhe grim të thjeshtë, teksa pamja e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen.

Fotot u shpërndanë në rrjetet sociale dhe shumë përdorues komentuan fytyrën e saj të tonifikuar dhe pamjen rinore.

Në veçanti, në Twitter u publikuan komente të shumta nga persona që e krahasuan pamjen aktuale me atë të viteve të rinisë.

Disa përdorues e krahasuan me Adriana Limën e viteve 2000, ndonëse të tjerë vunë në dukje ndryshimin në fizikun e saj dhe humbjen e peshës gjatë periudhës së fundit.

Lima, e cila prej vitesh është një nga modelet më të njohura ndërkombëtarisht, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Në përgjithësi, paraqitja e fundit e modeles ka nxitur një valë reagimesh në rrjetet sociale, me shumë përdorues që kanë komentuar ndryshimin në pamjen dhe faktin se vazhdon të ruajë një figurë shumë të kuruar edhe në moshën 45-vjeçare. /Telegrafi/