Një grup peshkatarësh në Florida ka bërë një kapje të pazakontë, pasi në vend të peshqve gjetën një dron ushtarak amerikan që lundronte në det.
Ngjarja ndodhi pranë bazës ajrore Eglin, ku Forcat Ajrore amerikane kryejnë teste të ndryshme me mjete pa pilot.

Sipas raportimeve, përcjell Telegrafi, autoritetet amerikane konfirmuan se një mjet testues kishte rënë në det, por nuk dhanë detaje për llojin e dronit.
Ndërsa sipas pamjeve të publikuara, droni dyshohet se është një FLM-136, i zhvilluar mbi konceptin e dronëve iranianë Shahed-136.
Kapiteni i anijes së peshkimit, Daniel Arsenault, tha se e kishte parë dronin duke lundruar në det dhe vendosi ta merrte në bord.
Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin dhe rënien e mjetit gjatë testimit. /Telegrafi/





