Nicolas Cage befason me pamjen e re, shfaqet me flokë dhe mjekër të thinjur në tapetin e kuq në Los Angeles

Magazina

Aktori i njohur, Nicolas Cage, ka tërhequr vëmendjen me një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij gjatë një paraqitjeje të rrallë në tapetin e kuq në Los Angeles. 62-vjeçari u shfaq me flokë të thinjur dhe mjekër të plotë, duke u dukur ndryshe nga imazhi me të cilin publiku është mësuar ta shohë. Cage […]

Madhësia e shkronjave

Aktori i njohur, Nicolas Cage, ka tërhequr vëmendjen me një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij gjatë një paraqitjeje të rrallë në tapetin e kuq në Los Angeles.

62-vjeçari u shfaq me flokë të thinjur dhe mjekër të plotë, duke u dukur ndryshe nga imazhi me të cilin publiku është mësuar ta shohë.

Cage mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Muzeut të Artit Narrativ Lucas në Los Angeles, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Riko Shibata, 31 vjeçe.

Për këtë event, aktori zgjodhi një kostum elegant në ngjyrë blu, pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, derisa pamjen e kompletoi me syze dielli.

Flokët dhe mjekra e thinjur i dhanë një pamje krejtësisht të re.

Edhe Riko Shibata tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj elegante tërësisht në të bardhë.

Ajo kishte zgjedhur pantallona të bardha, një bluzë të përshtatshme dhe një pallto të bardhë me mëngë transparente.

Cage dhe Shibata u njohën në vitin 2019 përmes miqve të përbashkët në qytetin japonez Shiga, teksa aktori ndodhej atje për xhirimet e filmit “Prisoners of the Ghostland”.

Në gusht të vitit 2020, Cage zbuloi se çifti ishte fejuar.

Çifti u martua më 16 shkurt 2021, në një ceremoni intime në një hotel në Las Vegas.

Në shtator 2022, Cage dhe Shibata u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan August.

Aktori ka edhe dy djem nga marrëdhëniet e tij të mëparshme, Weston dhe Kal-El. /Telegrafi/