Brooklyn Beckham ka ndarë një mesazh prekës pas vdekjes së Presley Gerber, djalit të modeles së njohur amerikane Cindy Crawford, i cili ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare.
Beckham publikoi në Instagram një fotografi të përbashkët me Gerber dhe i kushtoi atij disa fjalë emocionuese, duke shkruar se zemra i ishte thyer dhe se Presley ishte një nga njerëzit më zemërmirë që kishte njohur.
Ai shtoi se do t’u mungojë shumë dhe se e donin.
Edhe pse miqësinë e tyre nuk e ekspozonin shpesh në publik, Beckham dhe Gerber prej vitesh lëviznin në rrethe të ngjashme shoqërore dhe të modës.
Të dy u rritën nën vëmendjen e madhe të publikut, si fëmijë të prindërve të famshëm.
Shkaku i vdekjes së Presley ende nuk është bërë i ditur, derisa autopsia nuk ka përfunduar.
Familja e tij ka kërkuar privatësi dhe respekt gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Gerber kishte folur më parë hapur për vështirësitë me shëndetin mendor dhe varësinë.
Përveçse ishte i njohur si djali i Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, Presley kishte ndjekur edhe karrierën në modeling dhe kishte marrë pjesë në disa fushata të njohura të modës. /Telegrafi/






